pdk

Dr.Përparim Ramusa

Të dashur qytetarë të Komunës së Shtimes,
Sot, me nder dhe përgjegjësi të plotë, shpall zyrtarisht kandidaturën time për Kryetar të Komunës së Shtimes.
Si mjek specialist me përvojë dhe si bir i një minatori, ndiej për obligim që dijen, përkushtimin dhe integritetin tim t'i vë në shërbim të qytetarëve tanë.
Kryesia e Degës së PDK-së, shumë votues dhe qytetarë të shumtë të Shtimes kanë kërkuar që unë të jem kandidat për Kryetar. E si çdo herë, edhe kësaj radhe, do t’i dëgjoj me përulësi dhe vendosmëri.
Shtimja meriton një udhëheqje që dëgjon, që vepron me mendje të kthjellët dhe zemër të hapur.
Unë jam gati, dhe bashkë me ju, DO TË FITOJMË!
Për Shtimen që e duam!
I juaji,
Dr. Përparim Ramusa

PDK-Shtime

BIOGRAFIA E KANDIDATIT PËR KRYETAR TË KOMUNËS SË SHTIMES DR. PËRPARIM RAMUSA 

Përparim Ramusa u lind më 07. 04. 1980 në fshatin Zborc të Shtimes. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa shkollimin e mesëm e vazhdoi në shkollën e mjekësisë "Elena Gjika" në Shtime.

Studimet i vazhdoi në fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Ishte njëri ndër themeluesit e Rinisë Demokratike të Kosovës (RDK) në Shtime dhe anëtar i kryesisë së rinisë , ndërsa nga viti 2012 anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Shtime.

Ka punuar si mjek i përgjithshëm katër vite në QKMF në Shtime. Në zgjedhjet komunale të mbajtura në vitin 2013 u zgjodh këshilltar i Kuvendit të Komunës, në zgjedhjet lokale të vitit 2017 si dhe 2021 rizgjidhet këshilltar i Kuvendit si asambleisti më i votuar nga të gjitha partitë politike.

Që nga viti 2016 punon dhe ka specializuar Mjekësinë Emergjente në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, gjithashtu punon në spitalin regjional të Ferizajit.

Përparim Ramusa është i martuar me Fatmire Bublica-Ramusa dhe kanë dy fëmijë Erblinin dhe Argjendin.s.

Programi Qeverisës i Komunës së Shtimes

PDK-Shtime
Shendetesi

Plani qeverises per 4 vitet e ardhshme në Komunën e Shtimes me Kryetarin Dr. Përparim Ramusa

PDK-Shtime
Infrastukturë

Plani qeverises per 4 vitet e ardhshme në Komunën e Shtimes me Kryetarin Dr. Përparim Ramusa

PDK
Ekonomi

Plani qeverises per 4 vitet e ardhshme në Komunën e Shtimes me Kryetarin Dr. Përparim Ramusa

Shpërndaje faqen

© Copyright 2025 www.përparimramusa.com - +38344374238 Të gjitha të drejtat e rezervuara